Kushdo që akseson këtë faqe interneti të CFA nëpërmjet rrjetit ndërkombëtar (http://www.cleanfastalbania.com) bie dakort me kushtet si vijojnë:

1- Përdorimi i faqes së internetit të CFA
E tërë përmbajtja e faqes së CFA është subjekt i të drejtave të autorit me të gjitha të drejtat e rezervuara. Çdo shkarkim apo kopjim nga kjo faqe e CFA nuk do të konsiderohet si transferim i të drejtave tek ju. Ju nuk mund të riprodhoni (pjesërisht apo tërësisht), transmetoni (në rrugë elektronike apo anasjelltas), modifikoni apo përdorni përmbajtjen e faqes së CFA për qëllime përfitimi, pa marrë paraprakisht miratimin me shkrim nga CFA për këtë qëllim. Gjithashtu, CFA rezervon te drejten që në çdo kohë të kryejë modifikime apo ndryshime të përmbajtjes së kësaj faqeje.

2- Kufizimi i Përgjegjësisë
Në asnjë rast, përfshirë (por pa u kufizuar) neglizhencën, CFA do të jetë përgjegjëse për ndonjë humbje apo dëmtim të çfarëdo lloji, përfshirë (por pa u kufizuar) në dëm të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, ardhur si pasojë apo në lidhje me aksesimin, përdorimin, përformimin, shfletimin apo ndërlidhjen me faqen e internetit të CFA.